18:39 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Chelsea publikon listën për Ligën e Kampionëve, këta janë të ftuarit e Potter

Pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Chelsea ka dorëzuar listën e futbollistëve për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Emrat e rinj në listë janë Joao Felix, Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk, me të cilët klubi londinez nënshkroi gjatë muajit të kaluar.

Vlen të theksohet se nga lista është larguar sulmuesi i transferuar nga Barcelona në fillim të sezonit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Lista:

Portierët: Kepa Arrizabalaga,Marcus Bettinelli, Edouard Mendy.

Mbrojtësit: Thiago Silva, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Reece James, Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta, Marc Cucurella, Wesley Fofana.

Mesfushorët: Enzo Fernandez, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Raheem Sterling, Mason Mount, Denis Zakaria, Hakim Ziyech, Conor Gallagher, Carney Chukwuemeka.

Sulmuesit: Joao Felix, Mykhailo Mudryk, Kai Havertz.

Chelsea në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do të takohet me Borussia Dortmundin.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 15 shkurt, në “Signal Iduna Park”, kurse ndeshja e kthimit më 7 mars, në “Stamford Bridge”.