19:22 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chelsea refuzon tjetër ofertë për Willian

Skuadra e Chelseas ka refuzuar një tjetër ofertë për Willianin.

Barcelona është duke kërkuar me çdo kusht lojtarin brazilian, por klubi nga Londra nuk e ka ndërmend ta lëshoj, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Sky Sport”, Blutë e Londrës kanë refuzuar ofertën e tretë 55 milionë funta për lojtarin nga Brazili.

Ana e Chelseas është duke kërkuar një shifër prej 75 milionë funta.

Willian është duke u kërkuar edhe nga Manchester Unitedi. Madje Chelsea ka tentuar që ta shkëmbejë me Martialin./IndeksOnline/