75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 25 Maj 2025 / G T

Chelsea rikthehet në Champions League, Newcastlen e shpëton Manchester Unitedi

Skuadra e Chelseat është rikthyer në UEFA Champions League për sezonin e ri 2025/26.

Blutë e Londrës shënuan fitore minimale 0:1 ndaj Nottingham Forestit, me golin e vetëm të shënuar nga Levii Colwill, shkruan Indeksonline

Image

Me këtë fitore, Chelsea siguron pozitën e katërt me 69 pikë.

Në anën tjetër, Newcastle Unitedi siguron Ligën e Kampionëve falë fitores së Manchester Unitedit ndaj Aston Villas.

Skuadra e Eddie Howe pësoi humbje të befasishme në shtëpi ndaj Evertonit me shifrat minimale 0:1.

Në Europa League do të luajë Aston Villa, kurse në Conference League do luajë Nottingham Forest, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë në garat e UEFA-s./Indeksonline/