10:08 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Chelsea, rinovon kontratën edhe për 3 vjet me talentin shqiptar

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Armando Broja ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Chelsean, edhe për 3 vjetët e ardhshëm.

Forma e mirë që po tregon Broja në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelseat, ka bërë që drejtuesit e Bluve të Londrës, ta blindojnë 18-vjeçarin shqiptar me një kontratë të re.

Falë golave që po realizon me frekuencë me skuadrën U-18 dhe atë U-23 Broja shpreson që të marrë një ftesë nga trajneri i skuadrës së parë të Chelsea-t Frank Lampard dhe të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij, duke debutuar në Premier League me fanellën e Bluve të Londrës.