75 Mall Live Search
20:06 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / L A

Chelsea shkon me lehtësi në gjysmëfinale të FA Cup, e mposht thellë Port Vale

Chelsea ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.

Ata mposhtën Port Vale me rezultat të thellë 7-0, duke ju bashkuar kështu Manchester Cityt si skuadra e dytë që kualifikohet në këtë fazë.

Golat për “Blutë”, i realizuan Hato, Joao Pedro, Lawrence Gabriel(autogol), Adarabioyo, Andre Santos, Estevao dhe Garnacho.

Ende nuk dihet kundërshtari i ardhshëm i Chelseat në gjysmëfinale./IndeksOnline/