23:48 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea “siguron” Ross Barkleyn?

Skuadra e Chelseat është afër marrëveshjes me futbollistin e Evertonit, Ross Barkley.

Sipas mediave angleze, Blutë e Londrës kanë bërë ofertë të re për Barkleyn, i cili me gjasë do të përfundoj në “Stamford Bridge” gjatë këtij mini-afati të janarit, transmeton IndeksOnline.

Edhe trajneri i Evertonit “Big Sam” tha gjatë ditës së sotme se shpreson që Barkley t’i bashkohet një super skuadre.

Kujtojmë se për 24-vjeçarin është duke u interesuar edhe ekipi i Tottenhamit./IndeksOnline/