11:19 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Chelsea transferon edhe një portier, nga Senegali

Chelsea ka shtuar edhe një portier në listën e tyre.

Skuadra londineze ka transferuar reprezentuesin senegalez, Edouard Mendy nga skuadra e Rennes.

Ai ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare në Stamford Bridge dhe do të konkurrojë së bashku me Kepa Arrizabalagan dhe Willy Caballeron për vendin e titullarit.

Megjithatë, 29-vjeçari do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësira në skuadrën londineze. /IndeksOnline/