23:33 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Chelsea tregon çmimin për Armando Brojën

Milani ka hapur bisedimet paraprake me shoqëruesit e sulmuesit shqiptar, Armando Broja dhe ylli i Chelseat thuhet se mund të largohet për shifrën e kërkuar.

21-vjeçari shqiptar është njëri nga objektivat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm kur Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të kërkojnë një qendërsulmues të ri.

Milani u takua me shoqëruesit e Brojës në fillim të kësaj jave dhe sipas Calciomercato.com, ka pasur bisedime paraprake edhe me gjigantët e Ligës Premier.

Broja nuk është një titullar i rregullt në Stamford Bridge, kështu që Blutë mund të bien dakord të shesin për rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, gjigantët e Ligës Premier ende nuk e kanë vendosur mendjen për të ardhmen e reprezentuesit shqiptar, i cili u rikthye në klub pas një periudhe njëvjeçare në Southampton në sezonin 2021/22.

Ai ka shënuar një gol në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge, të nënshkruar muajin e kaluar, e cila përfundon më 30 qershor 2028.