18:31 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / MSH

Chesea i beson shiritin e kapitenit një 23 vjeçari

Reece James ka realizuar një prej ëndrrave të tij!

Që në moshën 23 vjeçare ai është bërë kapiten i Chelseas, raporton Indeksonline.

Blutë kanë vendosur që këtë sezon t’i besojnë shiritin e kapitenit pikërisht James, pasi ky i fundit pati një sezon të shkëlqyer vitin e fundit.

James është shprehur shumë i entuziazmuar për këtë detyrë, e cila do të pasojë me shumë përgjegjësi për të.

Njëjtë janë shprehur edhe nga Chelsea.

“Një mbështetës i Bluve në fëmijëri, i cili iu bashkua Akademisë sonë në moshën gjashtë vjeçare, Reece ishte zgjedhja e spikatur e klubit për të na udhëhequr brenda dhe jashtë fushës këtë sezon” thuhet në njoftimin e Chelseas.

May be an image of 1 person, beard, playing soccer and text that says 'ptain'