11:07 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Chiara Ferragni sjell në jetë vajzën dhe nuk heziton të tregojë emrin dhe foton e parë

Chiara Ferragni dhe Fedezi njoftuan lindjen e fëmijës së dytë, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Tashmë, Leone u bë me motër. Vittoria, është emri i vajzës, që lindi sot, lindi më 23 mars. Chiara Ferragni dhe Fedezi kanë publikuar një foto të vajzës së porsalindur, teksa të dy e përkëdhelin.

Menjëherë, shumë të afërm dhe artistë të njohur, kanë uruar çiftin, në Instagram.

pak disa ditë më parë, më 19 mars, Leone mbushi 3 vjeç dhe prindërit ia festuan në shtëpi, siç ndodhi dhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Çifti njoftoi shtatzënësinë e Chiaras në mediat sociale, më 1 tetor, me një foto, ku Leone mbante ekon e së ëmës. “Familja jonë po zgjerohet”, shkroi Chiara.