19:09 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chiellini: Guardiola po shkatërron futbollin italian

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini në një intervistë në Daily Mail ka folur rreth teknikave të Guardiolës në futbollin modern.

Ai ka shtuar se në Itali në 10 vitet e fundit nuk ka dalë asnjë mbrojtës i nivelit të lartë në përjashtim të njërit.

“Guardiola ka shkatërruar futbollin tonë. Gjatë 10 viteve të fundit trajnerët tanë janë përpjekur të imitojnë atë pa pasur aftësitë e tij me rezultatin që teknikët italiane kanë humbur identitetin e tyre. Në dhjetë vitet e fundit ne nuk kemi zbuluar shumë mbrojtës në nivelet më të larta, me përjashtim të  Bonucci . Unë shpresoj se tani do të rifillojmë dhe do të rindërtojmë futbollin italian. Dështimi për t’u kualifikuar në Rusi në vitin 2018 është dëshmi vetëm i një problemi të dukshëm”, ka thënë Chiellini.