75 Mall Live Search
19:35 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Chiellini: Nuk duam hakmarrje, kemi rezultate pozitive kundër gjigantëve europian

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur në konferencë për shtyp para takimit kundër Real Madrid.

Italiani thotë se nuk e ka ndërmend t’i hakmerret skuadrës spanjolle për humbjen në sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk jemi për hakmarrje ndaj Real Madridit. Ne gjithashtu kemi kujtime pozitive kundër ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve. Nëse doni të shkoni deri në finale, ju duhet të përballeni me kundërshtar të këtij kalibri”, ka thënë Chiellini.

Ndeshja mes Juventusit dhe Real Madridit zhvillohet nesër nga ora 20 e 45./IndeksOnline/