Chiesa niset për në Angli, e konfirmon klubin e ri: Jam i gatshëm për aventurën e re!

Federico Chiesa është duke udhëtuar drejt Anglisë nga Italia për të firmosur me klubin e ri.
Futbollisti i Kombëtares së Italisë pritet të nënshkruajë me Liverpoolin, pasi skuadra e Juventusit dhe trajneri Thiago Motta i dhanë lajmin që nuk bën më pjesë në planet e tyre, shkruan Indeksonline
“Sportitalia” e ka zënë momentin kur Chiesa ishte duke udhëtuar drejt Anglisë dhe shfrytëzoi rastin për ta pyetur rreth aventurës së re.
“Jam shumë i lumtur dhe gati për të nisur aventurën e re. Dua t’i dhurojë dashuri të gjithëve tifozëve të Juventusit”, u shpreh Chiesa
Kujtojmë që Chiesa pritet të nënshkruajë me Liverpoolin dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e vikendit./Indeksonline/
🚨✈️ Federico Chiesa is currently travelling to England to sign for Liverpool! 🔴
— EuroFoot (@eurofootcom) August 28, 2024
“I am very happy and ready for this new adventure, I would like to send a greeting to the fans of Juventus.” (@GiovaAlbanese) pic.twitter.com/wOk2oeDASP