17:11 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Chlesea përkohësisht merr kreun e Premierligës

Chelsea do të jetë për të paktën dy orë në krye të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Sarri ka fituar me rezultat 0-3 si mysafir i Southampton.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Hazard në minutën e 30-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Barkley në minutën e 57-të.

Fitoren e vulosi Morata në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.

Blutë janë të parët në tabelë me 20 pikë, një më shumë se Manchester City dhe Liverpool që do të luajnë mes vete nga ora 17:30. /IndeksOnline/