75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Chllandes tregon nëse do të jetë pjesë e Kosovës!

Ka përfunduar ndeshja në Shkup, atje ku ëndrra e Kosovës për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, tashmë ka mbaruar.

Maqedonia e Veriut ka triumfuar me rezultat 2 me 1, Ristovski dhe Velkovski shënuan për Maqedoninë e Veriut, kurse Hadergjonaj shënoi një super gol për Kosovën.

Ishte një ndeshje me rivalitet të madh dhe dëshirën e dy skuadrave për fitore, por që maqedonasit në fund siguruan fitoren e madhe. Djelmoshat tanë treguan aktivitet, por që kjo nuk rezultoi me më shumë gola të shënuar.

Pas ndeshjes është pronocuar edhe trajneri i Kosovës,  Bernard Challandes.

Bernard Challandes për Supersport ka deklaruar se dëshiron të mbetet trajner i Kombëtares së Kosovës.

“Po, definitivisht, në fillim kam thënë se kemi gjasë për të qenë në Play Off, askush nuk më ka besuar”, ka deklaruar Challandes, në pyetjen nëse do të vazhdojë me Kosovën.

“Mos harroni nuk ishte e lehtë për ekipin tonë, jam shumë i zhgënjyer, jam trajneri”.

“Kam pasur kënaqësi me këtë ekip, jetoj me këtë ekip, jam i gatshëm për këtë ekip”.