15:28 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chris Brown dhe Rihanna sërish bashkë? (Foto)

Chris Brown dhe Rihannën, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vite më parë, pasi reperi ushtroi dhunë fizike mbi këngëtaren e famshme.

Por tashmë, Rihanna e ka kaluar këtë dhimbje dhe është lidhur me sheikun Hasaan Jameel.

Chris duket se është penduar, dhe tash kërkon miqësi me këngëtaren. Këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku fton disa nga kolegët e tij, përfshirë Rihannën, në një turne.

Pjesë e listës së të ftuarve të Chris, janë edhe Beyonce e Bruno Mars e shumë të tjerë.

“Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”./Indeksonline/