09:18 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

CIA akuzon Huawein se po bashkëpunon me Inteligjencën Kineze

Agjencia e Inteligjencës amerikane, CIA ka akuzuar kompaninë Huawei se po financohet nga inteligjenca kineze.

Nuk është hera e parë që CIA e akuzon këtë kompani. Në fillim të këtij viti, agjencia kishte lëshuar një komunikatë ku i sugjeronte njerëzit të mos blejnë telefona nga Huawei pasi që kompania po i keqpërdor klientët e saj.

Këto akuza i kishte mohuar Huawei, duke i quajtur të pabaza.

Po ashtu autoritetet amerikane kanë akuzuar edhe një tjetër kompani kineze, ZTE.

ZTE u detyrua që t’i paguaj Amerikës një miliard dollarë për shkak që kishte shkelur sanksionet e lajmeve.