13:03 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

CIA dëgjon audio incizimin e gazetarit të vrarë saudit

Drejtoresha e CIA-së, Gina Haspel, gjatë vizitës në Turqi, ka dëgjuar audio incizimin e gazetarit saudit Jalam Khashoggi, transmeton Reuters, duke iu referuar në dy burime.

Përfaqësuesit e CIA-s dhe shërbimi informativ turk refuzuan të komentojnë vlerësimin e incizimit nga ana e Haspel, njofton mediumi britanik, transmeton KosovaPress.

Arabia Saudite pas dy javë mohimi, pranoi të shtunën e kaluar se gazetari i Washington Post-it ishte vrarë brenda në konsullatë.

Mediat britanike dhe Al Jazeera raportuan së fundi se trupi i masakruar i Khashoggi është gjetur në një pus në kopshtin e Konsullatës saudite në Stamboll.

Temat: