18:43 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Çiftet dhe vendi i ndeshjeve të barazhit të Ligës së Parë

Ramiz Sadiku dhe Bashkimi i Koretinit të Kamenicës janë dy skuadrat e Ligës së Parë që kanë mbetur në barazh për të mbijetuar në këtë ligë, të paktën edhe një edicion.

Ndërkohë, nga Liga e Dytë, në të dyja grupet janë Dardana dhe Rahoveci.

Çiftet e barazhit janë, Ramiz Sadiku – Dardana dhe Bashkimi – Rahoveci.

Takimet pritet të luhen në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.