14:50 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një çift francez mund të dënohen me 6 vjet burgim që vodhi rërë në plazh

Një çift francez që u kap me 40 kilogramë rërë nga plazhet e Sardenjës në makinë, mund të dënohen deri në 6 vjet burgim. Ai pretendon se donin ta merrnin rërën në shtëpi si “suvenir” dhe se nuk e dinin se po kryenin një shkelje.

Rëra e bardhë e plazheve në Sardenjë konsiderohet si një e mirë publike dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar nxjerrja e saj jashtë ishullit. Për vite me radhë vendasit janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshirë edhe rërën.

Çifti francez tashti rrezikon dënimin e rëndë, edhe pse zakonisht, shkelje të tilla dënohen me gjobë deri në 3.000 euro. Sipas një ligji në fuqi në vitin 2017, tregtia e rërës dhe guaskave është e jashtëligjshme. Policia e gjeti rërën të futur në 14 shishe plastike. Ajo ishte marrë nga plazhi i Kias në jug të ishullit. Turistët ishin duke u nisur me traget për në Tulon të Francës në momentin e ndalimit.

Në vitin 1994, autoritetet kufizuan aksesin në plazhin e famshëm rozë në ishullin Budeli, në verilindje të Sardenjës, pasi rëra e çmuar po pakësohej çdo vit. Turistët, kryesisht europianë, e marrin atë me shishe plastike për ta shitur më pas në ankande të organizuara online.