75 Mall Live Search
17:37 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çifti grek u detyrua të paguanin 500 euro sa herë që vajzat e tyre bënin zhurëm

Sa do që të kesh shtëpi të mirë, komshiu i keq nuk të lejon të ndihesh rehat.

Një çift i ri grek është dashur të paguanin 500 euro komshiun e tyre sa herë që  vajzat e tyre bënin zhurmë, transmeton Indeksonline.

Despina Ontantzi është nënë e dy vajzave të vogla që jeton në Athinë, ajo tregon se një ditë me familjen e saj kishin një festë familjare dhe komshiu i tyre u ankua. Kjo ankesë e tij shkoj në gjyq.

Betejën e parë e kishte fituar komshiu pasi që kishte sjellë një dëshmitarë të rremë. Despina dhe bashkëshorti i saj u dash të paguanin 500 euro.

“Komshiu i keq” po ashtu kërkoj 60,000  euro me arsyetim se fëmijët i kishin shkaktuar stres. Duke parë ankesat e shpeshta, ­çifti kishin shitur banesën dhe ishin larguar në një vend tjetër./Indeksonline/

Temat: