Çifti i martuar për 45 vite, vazhdojnë të jetojnë së bashku edhe pse burri është bërë grua
Një çift i martuar për 45 vjet kanë qëndruar së bashku, pavarësisht se bashkëshorti ka kaluar në gjininë tjetër, duke u bërë grua.
Duke folur për BBC, Steff Barnet, 65 vjeç, nga Bristoli tregoi se si kaloi 40 vjet si një njeri i quajtur Steve, i martuar me të dashurën e fëmijërisë Lynne, 62 vjeçe.
Sidoqoftë, prezantuesi i radios gjithmonë kishte pasur dëshirën e fshehur për të qenë një grua dhe përfundimisht e kuptoi se ishte “një grua” në trupin e një burri, transmeton Indeksonline.
Pasi dy djemtë e tyre ishin rritur dhe u larguan nga shtëpia, Steff filloi të ndryshoi gjininë në vitin 2013 dhe tani jeton si një grua e martuar me Lynne, e cila pretendon të jetë “110 për qind heteroseksuale”.
Çifti nga Bristol pohon se ata nuk kanë marrëdhënie intime.
Duke folur për Lynne e cila është dashur ta lë burrin e saj prej 4 dekadave “të shkojë”, Steff tha për BBC: “Lynne humbi burrin e saj dëshperimisht”.
“Faji ishte i tmerrshëm, u ndjeva sikur e tradhtova Lynne- të cilën e dua me shumë pasion edhe tani”.
Steff shtoi: Ajo qëndroi me mua, ajo ishte mjaft e guximshme ta bënte këtë gjë, edhe pse ajo veçse e ka humbur burrin e saj”.
Ndërsa Lynne thotë: “Unë nuk jam në kokën e saj për të kuptuar dhe për të parë se çfarë mendon. Dhe ajo nuk është në kokën time të ndjejë se çfarë kam humbur. E dija se nuk ka kthim prapa por e dua shumë Steve dhe e di se kjo ishte mënyra e vetme të qëndroja me burrin që e kam dashur gjithmonë”.
Çifti ishin takuar kur Lynne ishte vetëm 16 vjeçe dhe shumë shpejt ranë në dashuri me njëri tjetrin. Ata u martuar dhe shumë shpejt kishin dy djem./Indeksonline/