17:40 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

Historia e dashurisë e Taylor Swift dhe Joe Alwyn ka përfunduar. Këngëtarja dhe aktori, të cilët kanë qenë  bashkë për më shumë se 6 vjet, janë ndarë.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment. Mirëpo, këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në mesin e turneut të saj “Eras Tour”.

Aktori nuk ka qenë as në asnjë shfaqje për të mbështetur partneren e tij, siç ka bërë gjithmonë. Edhe pse publiku shpresonte që më në fund çifti të hidhte hapin e radhës në lidhjen e tyre, në fund ndodhi ndarja.

Thashethemet se ata ishin fejuar rreth dy vite më parë nuk u konfirmuan asnjëherë. Të dy u takuan në Met Gala 2016 dhe disa muaj më vonë, ata filluan të takoheshin.

Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2017. Dyshja e ka mbajtur lidhjen larg syve të publikut, por duket se tanimë rrugët janë ndarë.