22:21 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çifti i njohur kurorizojnë dashurinë me martesë në një ceremoni luksoze

Aktorja e njohur, Priyanka Chopa dhe këngëtari, Nick Jonas kanë kurorizuar dashurinë e tyre me martesë.

Sipas revistës së njohur ‘People’, çifti u martuan në një ceremony private në Indi, shkruan Indeksonline.

Dyshja e njohur u martuan në pallatin luksoz Umaid Bhawan Palace në qytetin indian, Jodjpur në një ceremony tejet luksoze.

Aktorja 36 vjeçare dhe këngëtari 26 vjeçar, kishin zgjedhur veshjet për ditën e tyre të madhe të punuar nga dizenjatori i njohur Ralph Lauren, ndërsa shoqëruesi e dhëndërrit ishin vëllai i Pryanka, dhe tre vëllezarit e Nick, këngëtari Kevin, Joe dhe Frankie.

Ceremonia luksoze e çifiti përfshinte një siguri të madhe rreth territorit që kushton 60 mijë dollarë për një natë, privatësi maksimale dhe ndallimi rreptësisht i telefonave celular.

Të gjithë të ftuarit ishin të paisur me karta indentifikim për hyrje në pallatin luksoz.

E ftuar në këtë ceremony ishte edhe mikesha e afërt e Priyanka, Dukesha e Sussex, Meghan Markle e cila nuk morri pjesë për shkak të shtatzënisë.

Ndryshe, çifit u fejuan në korrik të këtiji viti,për ditëlindjen e 36-të të aktores./Indeksonline/

Temat: