11:57 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çifti i njohur publikojnë imazhet e para të martesës

Aktorja Miley Cyrus u paraqit tejet elegante në portretin e parë nga martesa me aktorin e njohur, Liam Hemsworth.

Çifti i njohur u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e tyre, një dekadë pasi që ata u njohën, shkruan Indeksonline.

Ishte, Miley ajo që ndau në rrjetet sociale fotografit e para nga dasma e tyre, duke shënuar “10 vjet më vonë” në njërën nga imazhet.

Në të tria foto e ndara në Instagram-in e yllit të pop muzikës, Cyrus shihet e veshur në një fustan të bardhë nga Vivienne Westwood ndërsa aktori, Hemsworth në kostum të zi elegant.

Këto fotografi vijnë disa javë pasi Cyrus, e quajti Liam si partnerin e saj të mbijetesës.

Dyshja e njohur fillimisht u takuan në vitin 2009, për tu fejuar në vitin 2012 por marrëdhënia e tyre përfundoj në shtatorit të vitit 2013, ata rikthyen romancën përsëri në 2016-ën./Indeksonline/