16:35 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Çifti nga Kosova po mbyteshin në Velipojë, shpëtohen nga pushuesit

Burrë dhe grua nga Kosova kanë hyrë për tu larë në plazhin e Velipojës, por kanë rrezikuar jetën.

Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë çiftin teksa kërkonte ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit.

Menjëherë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me të mbërritur ka transportuar çiftin në spital.