18:30 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çifti shqiptar që gënjeu në emision për të përfituar ndihma dhe qiranë e shtëpisë falas

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi sesi një çift kishte gënjyer live në një studio emisioni për të përfituar qiranë e shtëpisë falas dhe ndihma ushqimore. Elida, bashkëshortja e Arjanit pranoi publikisht gënjeshtrën.

Por te cili emision ka ndodhur e gjitha kjo? Historia e tyre për herë të parë u bë publike tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Tek ky emision, Elida i kërkoi falje Arjanit se e kishte tradhtuar dhe që e kishte futur në burg për ushtrim dhune.

Asokohe, Arjani e fali bashkëshorten dhe u shpreh se bën këtë për hir të fëmijëve. Por pas emisionit, televizioni “Top Channel” mori një paralajmërim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Sipas AMA-s, historia e Elidës, e cila ishte dhunuar nga bashkëshorti, nuk mund të trajtohet publikisht me nota romantizmi.

Ndërsa dje, historia e tyre u shfaq sërish, këtë herë tek emisioni “Historia ime”, ku marrëdhëniet mes çiftit ishin të acaruara sërish.