13:15 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Çifti zviceran humb në ujërat e Borshit, shpëtohet nga marina

Peter dhe Vera Kaster, burrë e grua, shtetas zviceranë kërkuan ndihmë mbrëmjen e së premtes pasi varka e tyre ishte mbytur.

Çifti zviceran kishte dalë për një shëtitje me barkë në afërsi të bregdetit të Borshit dhe paraditen e kësaj të shtune, ata u gjetën në brigjet e ishullit grek Erikusa, në gjendje të rëndë nga lodhja dhe hipertermia.

Kërkimi për gjetjen e tyre nisi mbrëmjen e së premtes nga forcat detare shqiptare, të cilat kërkuan ndihmë edhe nga marina greke.

Gjatë natës kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës për të rinisur mëngjesin e së shtunës, ku forcat shqiptare angazhuan edhe një helikopter “Coogar”, shkruan Top Channel.

Fillimisht u gjet një nga rremat e varkës dhe më pas autoritetet greke sinjalizuan gjetjen fillimisht Peter Kaser dhe disa minuta më pas të bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila kishte të veshur jelekun e shpëtimit.

Të dy u gjetën në brigjet e ishullit Erikusa në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërguan për trajtim në spitalin e Korfuzit.

Ndërkohë, jo shumë larg operacionit për gjetjen e tyre forcat detare dhe ato ajrore shqiptare po zhvillonin stërvitjen “Imponimi 2017”, në kaudër të luftës kundër trafikut të narkotikëve dhe lirmit të anijeve të marra peng.