09:53 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Cili do të shënoj golin e 600-të këtë fundjavë, Messi apo Ronaldo?

Ronaldo do të kërkojë kundër Fiorentinës të harrojë eliminimin nga Champions League duke shënuar golin e 600 në karrierë.

“Erdha në Juventus për ta ndihmuar klubin që të fitojë Ligën e Kampionëve”, kështu tha Cristiano Ronaldo në korrik të vitit 2018 kur u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Real Madridi për më shumë se 100 milionë euro.

Ronaldo është duke kërkuar që të shkruajë histori duke shënuar golin e 600 me klube – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 deri më tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.

Rivali i tij Messi është afër kësaj shifre pasi, ka 597 gola.