15:57 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çiljeta befasohet në emision, së shpejti martohet?

Një çift të moshuarish janë martuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë emisioni të kësaj të mërkure në “Top Show Magazine”.

Siç e kërkon edhe tradita nusja duhet të hedhë tufën e luleve, e ajo që e kap do të bëhet nuse së shpejti.

Pas nuses 80 vjeçe, Vangjelica, janë rreshtuar Soni Malaj, Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Mariza Ikonomi, Laura Nezha dhe Albana Osmani.

E kur tufa e luleve është hedhur, duket se po përfundonte në duart e Mariza Ikonomit, por Çiljeta dhe Albana janë treguar më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht.

Por, duket se Albana nuk është ende gati për të veshur vellon e bardhë, duke ia lënë tufën e luleve Çiljetës.

Bukuroshja kishte konfirmuar lidhjen me Alban Hoxhën, portierin e njohur shqiptar.

Mirëpo nuk dihet nëse çifti kanë vendosur t’i japin fund beqarisë, por fati po flet për një martesë nëse i shikojmë traditat. /Panorama/