08:20 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Çitaku: Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme

Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, me mëngjes ka reaguar sot, rreth gjendjes së fëmijëve dhe mos zgjidhjes së çështjes mes sindikalistëve dhe qeverisë.

Ajo ka shkruar se kryeministri është duke i përbuzë mësuesit, duke synuar ta përçajë deri në palcë shoqërinë.

‘’ Kryeministri don ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.

Kjo mendësi nuk kalon’’, ka shkruar ajo në Facebook./IndeksOnline/