09:10 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Çitaku: Qeveria Kurti nuk ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në.

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.

Po ju them, me kompetencë, nikoqirët  e ceremonisë i keni vu në siklet.

Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.

Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”, shkruan ajo./Indeksonline/