23:59 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / gjelbra k

City arrin marrëveshje me Rodrin për vazhdimin e kontratës

Manchester City thuhet se ka artitur marrëveshje me Rodrin për vazhdimin e kontratës.

Gazeta ‘AS’ raporton se palët kanë rënë dakord për kushtet e kontratës së re edhe për tre vite të tjera, transmeton Indeksonline.

Rodri është bashkuar me Cityn në vitin 2020, ku u transferuar nga Atletiko Madridi për 70 milionë euro.

Në sezonin e fundit Rodri ka luajtur 46 ndeshje për Cityn dhe ka shënuar 7 gola./Indeksonline/