City ia “ndalë” dritat Londrës

0:2 është rezultati përfundimtar i ndeshjes Tottenham Hotspur-Manchester City.
“Citizens” udhëtuan në Londër për t’u ballafaquar me Tottenham-in, në ndeshjen e parafundit të sezonit, raporton Indeksonline.
Dhe, njëjtë si ia “fiku” dritat Tottenhamit, me gjasë fiku edhe dritën e shpresës për kundërshtarin e Tottenhamit dhe të Cityt këtë sezon, Arsenalit.
Të dy golat u shënuan nga fenomeni Erling Haaland: njëra në minutin e ’51-të, me një asist nga Kevin De Bryune, dhe tjetra nga pika e bardhë e penaltisë në minutin e ’91-të.
Me këtë rezultat, City merr primatin e tabelës së Premier League (88), me dy pikë më shumë se Arsenali (86).
Kampioni i këtij sezoni do të kurorëzohet në xhiron e fundit këtë fundjavë.
Cityn e pret një pengesë e lehtë të dielën, ndaj West Ham-it, ndërkaq Arsenali që po priste një gabim të djemve të Guardiolëss, do të jetë nikoqir i Evertonit./Indeksonline/