City pëson humbjen e parë këtë sezon, Napoli në Europa Ligë
Manchester City është mposhtur 2:1 ndaj Shakhtar Donetsk, për të përfunduar fazën e grupeve si lider, ndërsa ukrainasit në vendin e dytë.
Shakhtar Donetsk ka mposhtur 2:1 Manchester Cityn, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.
Golat për vendësit i shënuan Bernard dhe Ismail në pjesën e parë, ndërsa për Cityn shënoi Aguero nga penalltia.
Kjo ishte humbja e parë pas 21 ndeshjeve në të gjitha garat për ekipin e Pep Guardiolas.
Napoli pas kësaj ndeshje ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, pasi renditet vetëm në vendin e tretë më 6 pikë, duke siguruar kalimin në Europa League./IndeksOnline/