15:08 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Cityt ka gjasa t’i ndalohen transferimet në dy afatet e ardhshme

Manchester City ka gjasa të mëdha të përballet me një ndëshkim pasi hetimet e FIFA-s shikuan në politikën e transferimit të të rinjve ndërkombëtarë.

Sipas deponimit të fundit të dokumenteve nga ‘Football Leaks’, hetuesit e FIFA-së po bëjnë thirrje që Cityt t’i ndalohet të bëjë transferime në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Chelsea tashmë janë nën kërcënimin e një ndalimi dy vjecar pas një hetimi mbi 14 transferimet e të miturve.

Kërkesa e dënimit për Cityn po shqyrtohet lidhur me marrëveshjet e tetë të rinjve të sjellur në Etihad.

Në një deklaratë më parë këtë javë, organi qeverisës botëror konfirmoi: “Hetimet u hapën në lidhje me klubin Chelsea FC si dhe klubet e tjera angleze në lidhje me shkeljet e mundshme të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve.

“Procedimet janë në vazhdim dhe, deri më sot, asnjë vendim nuk është miratuar nga organet gjyqësore të FIFA-s.

“Kështu, klubet duhet të prezumohen të pafajshëm nëse nuk vendoset ndryshe.

“Asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të sigurohet pasi që rastet janë në vazhdim. Çdo përditësim do të komunikohet në kohën e duhur. ” /IndeksOnline/

Temat: