07:27 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Sot gjatë ditës në Kuvend të Kosovës do të mblidhen disa komisione, Qeveria do të mbajë mbledhje, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konferencë. Indeksonline ju sjell ngjarjet e datës 18 dhjetor.

Avokati i Popullit mban konferencë, me ç’rast prezanton të arriturat dhe sfidat rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e këtij institucioni. 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”. 

Çohu dhe Preportr publikojnë hulumtimin lidhur me gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës. 

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj. 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?” 

Misioni i OSBE-së publikon raportin e vlerësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet joshumicë në Kosovë. 

FSSHK-ja mban konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së”.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra Prishtinë, mban tryezën “Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019. I ftuar është ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo. 

Komisioni parlamentar për Legjislacion shqyrton plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale; Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj. 

Komuna e Prizrenit organizon tryezën me temën “Mundësia e koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”. Merr pjesë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti. 

Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publikë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon Gala Mbrëmjen, ku do të ndahen shpërblimet për tatim paguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2018. Gjithashtu kompanitë mund të japin kontribut financiar për shoqatën “Down Syndrome Kosova”.