14:44 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ç’është “Flat food”-i, fenomeni i ri në Evropë ?

Tarifat “flat” (e sheshta) po mbërrijnë në botën e hotelerisë: porositë pa limit të pjatave dhe pijeve në menu, aq shpesh sa dëshironi, përkundrejt një abonimi mujor. Sipas raportit të fundit të Fipe për gjendjen e artit të hotelerisë italiane, pavarësisht krizës, italianët kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë për të ngrënë jashtë shtëpisë.

Në 10 vjet, rritja e vërtetë e konsumit jashtë banesave ishte 5.7%, e barabartë me 4.9 miliardë euro.

Dhe në vitin 2019 rritja ishte 0.7%, për një total prej 86 milionë eurosh shpenzime. Por në çfarë drejtimi po shkojnë konsumatorët? Territori, qëndrueshmëria dhe komoditeti janë asete të privilegjuara.

Restorantet me abonime janë duke u shumëfishuar së fundmi. Eksperimenti i parë i këtij lloji vjen nga Limena (PD), ku restoranti Weedoo do t’u ngarkojë klientëve të interesuar 149 euro në muaj për të ngrënë dhe pirë sipas dëshirës. Restoranti, i njohur në zonën ku ndodhet për gjelin e pjekur në skarë, do të eksperimentojë formulën pionierë të “Flat Food” (ushqimit të sheshtë)” për gjashtë muaj. Abonimi do të rinovohet sipas zgjedhjes së klientit individual në fund të çdo muaji.

“Ne u intriguam nga ideja për të testuar në restorant atë që ka ndodhur me vite në fusha të jetës së përditshme të konsumatorit, sqarojnë pronarët e biznesit Luca Pellizzari, Alessandro Trentin dhe Girolamo Rossi, të tilla si telefonia, Interneti, filmat dhe serialët televizive, transmeton Scan.

Tarifat e FlatFood ndryshon nga koncepti tjetër i njohur tashmë kudo në botë si “all you can eat” (gjithçka që mund të hani) pasi ajo është e përqendruar tek  përsëritja e vizitave më shumë se sa tek sasia, përcjell albinfo.ch. Duke marrë parasysh që restoranti është i hapur 7/7 për 360 ditë në vit, ne presim shumë punë shtesë gjatë muajve në vazhdim. Një përpjekje për të cilën ne konsiderojmë se shpërblehemi nga pjesëmarrja e njerëzve që pajtohen me frymën tonë novatore, si në ofertën ushqimore ashtu edhe në përvojën e ngrënies, dhe të cilët dëshirojnë të marrin pjesë me ne në atë që mund të bëhet një revolucion i vogël në sektorin e gastronomisë.