08:29 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çka është stepi dhe si ju ndihmon të mbani trupin në formë

Praktikimi i stepit çon në një shpenzim të konsiderueshëm të energjisë.

Ky aktivitet vë në lëvizje të gjithë muskujt dhe sistemin kardiovaskular, në një intensitet të lartë. Rezultati: ne djegim shumë kalori (deri në 400/500 kalori në orë).

Ai forcon masën muskulore.

Këmbët vihen në punë gjatë ngjitjes, ndërsa krahët janë të përfshirë me çdo lëvizje. Mund të forconi muskujt në gjithë trupin, në mënyrë harmonike.

Ai përmirëson koordinimin, pra qëndrimin.

Koreografia e stepit kërkon të sinkronizosh lëvizjet e duarve dhe këmbëve, në bazë të muzikës.

Ai rrit durimin.

Sistemi kardiovaskular përmirësohet me kalimin e kohës. Stepi është i shkëlqyer për përmirësimin e frymëmarrjes dhe gjendjes fizike.

Stepi është një mënyrë për të ushtruar sportin në mënyrë zbavitëse.

Të nxitur nga muzika, nga fryma e grupit dhe të fokusuar tek koreografia, bëhet gjithçka më e lehtë.