10:50 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Punimet te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, përplasje mes punëtorëve dhe një personi (Video)

Një përplasje verbale, e cila për pak sa nuk shkoi në atë fizike, ka ndodhur para pak çastesh në mes të një personi dhe disa punëtorëve në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Përplasja erdhi pasi punëtorët e kompanisë, që janë duke punuar te “Kafet e Vogla”, kishin mospajtime me një të  moshuar.

Ky i fundit tentoi të kalojë trotuarin dhe të shkonte tek ndërtesa e tij, mirëpo të njëjtit nuk iu lejua ta bëjë një gjë të tillë.

Në videon e bërë nga “Indeksonline” shihet se si dy palët kapen dhe ia ngritin zërin njëri-tjetrit.

“A ban mu largu prej qetushit, hec largomu miniher”, ishte kërkesa e kryepuntorit…

Pamjet më poshtë: