22:33 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Çka i lidhë Zenelin, Dresevicin, Berishën e Rashanin me Suedinë?

Kombëtarja e Kosovës të dielën do të ketë një sfidë të vështirë para vetit.

Kosova dhe Suedia takohen në “Fadil Vokrri” për ndeshjen parakualifikues të Kupës së Botës, Katar 2022, shkruan IndeksOnline

Por, një fakt tregon se katër nga futbollistët tanë kanë një lidhje me Suedinë.

Arbër Zeneli ka luajtur tek grupmoshat U21 për këtë kombëtare, pastaj erdhi tek kombëtarja e Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA.

Ibrahim Dresevic i lindur në Fuxerna të Suedisë dhe kishte luajtur tek grupmoshat U19 të Suedisë.

Poashtu, Valon Berisha dhe Elbasan Rashani kanë lindur në këtë shtet, përkatësisht në Malmo dhe Hilestrop.