15:55 / E Diele, 23 Shtator 2018

Çka mund të ju gënjejnë në takimin e parë?

Ekspertët që merren me marrëdhëniet në çift kanë zbuluar se cilat janë disa nga gënjeshtrat që thonë njerëzit në takimin e parë me dikë që e pëlqejnë, shkruan Elite Daily, transmeton Indeksonline.

1.Histori seksuale

19.2% e njerëzve gënjejnë në lidhje me historitë e tyre seksuale. Nëse dëgjoni një histori seksuale, kini parasysh këtë përqindje gënjeshtre.

2.Histori takimesh

Nëse takoni dikë për herë të parë dhe fillon të ju tregojë pikërisht detaje të ndonjë takimi me dikë tjetër, 17.6 % e ka gënjeshtër. Mos u besoni shumë!

3.Financat

Nëse dikush që takoni për herë të parë fillon t’u tregojë për gjendjen e tyre financiare, do gënjejë 11.8 %. Askush nuk do tregohet shumë i sinqertë.

4.Vendbanimi

Edhe pse duket pa rëndësi si informacion, 9.9 % gënjëjnë në lidhje me vendin ku jetojnë. Arsyeja nuk dihet, por tregohuni të vëmendshëm.

5.Mosha

Në takimin e parë, njerëzit gënjejnë edhe për moshën e tyre. Rreth 8.3 % është mundësia që ata të gënjejnë për moshën.

 

6.Hobitë

E njëjta gjë ndodh edhe me gjërat që tregon interes, pra hobitë e tyre. Mundësia e tyre për të gënjyer në lidhje me këtë gjë është 8.1 %.

7.Puna

Puna ka shumë rëndësi, sepse tregon shumë për mënyrën si dikush e kalon pjesën më të madhe të kohës. Mesa duket edhe për punën njerëzit gënjëjnë 6.2 %./Indeksonline/.