75 Mall Live Search
14:28 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / L K

Claudio Bravo: Nëse Barcelona më thërret, kthehem që tani nga pensioni

Claudio Bravo është vënë publikisht në dispozicion të klubit të Barçës pasi u konfirmua lëndimi i rëndë i Ter Stegenit.

Kiliani, i cili njoftoi tërheqjen e tij më pak se një muaj më parë, do t’ishte i gatshëm të rikthehejë në fushat e lojës në moshën 41-vjeçare.

“Nëse Barcelona më thërret, do të jem i përgatitur të dal nga pensioni”, tha ai në një deklaratë të sotme.

Më 27 gusht, Claudio Bravo njoftoi përmes rrjeteve sociale se po tërhiqej nga futbolli profesionist pas një karriere të gjatë./Indeksonline/