13:50 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çlirimi që u rrah për vdekje nga serbët në Beograd i kthehet familjes

Çlirim Maloku, 19 vjeçari nga Kosova, i cili mbeti i lënduar rëndë pasi u rrah nga disa huliganë serbë në Novi Sad është liruar nga spitali. 

Madje i riu është kthyer pranë familjes dhe miqve në vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë Facebook, ku shihet pranë një shoku të tij e ku shkruan se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë:

“Pasi u permirsova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, shkruan ai, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, Çlirimi bashkë me një tjetër të ri nga Kosova, në fillim të këtij muaji u rrahën barbarisht nga disa huliganë serbë në Novi Sad. Ata u sulmuan vetëm pse po flisnin gjuhën e tyre, shqipen.

Çlirimi pas lëndimeve të rënda pësoi frakturë të ashtit të kokës dhe gjakderdhje në tru ku edhe u operua në Qendrën Klikine të Vojvodinës.

Vlen të kujtojmë faktin se për rastin në fjalë kanë reaguar edhe krerët më të lart të shtetit, duke e dënuar këtë akt të dhunshëm. /Indeksonline/