12:39 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Cloud Google, shtrinë kabllo të tjera në fundin e detit për të furnizuar botën më këtë shërbim

Kompania, një ndarje e Alphabet Inc., ka njoftuar se do të zgjerojë shërbimet e saj të Cloud në pesë rajone të reja dhe do të ndërtojë tre kabllo të reja në shtratin e detit për t’i shërbyer nevojave të saj.

Platforma Cloud e Google tashmë është duke u zhvilluar në trembëdhjetë rajone, përfshirë Tokio, Tajvan, Mumbai, Singapori, Sydney, Londër, Belgjikë, Frankfurt, Sao Paulo, Oregon, Iowa, Virginia Veriore dhe Karolinën e Jugut.

Kompania vlerëson se rrjeti i saj aktualisht përbën 25% të të gjithë trafikut të internetit. Platforma do të zgjerohet në Hong Kong, Los Angeles, Montreal, Holandë dhe Finlandë.

Kjo do të thotë që kompanitë në këto rajone që shfrytëzojnë Platformën Cloud të Google për kapacitetin e tyre në këto rajone do të përjetojnë një performancë më të lartë dhe më pak ndërprerje të shërbimit. /Indeksonline/

Temat: