08:15 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Cloudflare regjistron një sulm rekord DDoS

Ditën e Marte Cloudflare tha se kishte vepruar për të parandaluar një sulm DDoS me 26 milionë kërkesa për sekondë (RPS) duke e bërë sulmin DDoS HTTPS më të madh regjistruar ndonjëherë.

Kompania tha se sulmi ishte drejtuar ndaj uebsajtit të një konsumatori në planin Free që nuk i dha emër dhe ishte shënjestër e një botneti të fuqishëm prej 5,067 pajisjesh ku secila nyje gjeneronte 5,200 RPS.

Botneti thuhet se ka krijuar një përmbytje prej 212 milionë kërkesash HTTPS në më pak se 30 sekonda nga 1,500 rrjete në 121 vende të botës përfshirë SHBA, Rusinë, Indinë, Brazilin dhe Indonezinë.

Lançimi i një sulmi DDoS bazuar në HTTPS është më i kushtueshëm për nga fuqia kompjuterike për shkak të nevojës për të krijuar një lidhje të enkriptuar TLS.

Në Prill të 2022 Cloudflare kishte regjistruar një sulm me 15.3 milionë RPS HTTPS.

Sipas kompanisë sulmet DDoS në tre mujorin e parë të 2022 tejkaluan 100Gbps një rritje me 645% krahasuar me tre mujorin e mëparshëm. /PCWorld Albanian