Club Brugge mposht Atalantan në “frymën” e fundit

Club Brugge e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.
Skuadra belge fitoi me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e 15-të kur Ferran Jutgla i dha epërsinë Club Bruggit.
Mateo Pasalic barazoi shifrat në minutën e 41-të dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Fitoren Brugge e arriti në fund të ndeshjes, ku Gustaf Nilsson u tregua i sakt nga penalltia në 90+4./IndeksOnline/