20:55 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

“Çmenduri” në Stamboll, Galatasaray ndahet baraz me Copenhagen

Liga e Kampionëve shpeshë herë na ka dhuruar ndeshje spektakolare, e një e tillë ka ndodhur edhe sonte.

Në stadiumin “Rams Park” në Stamboll, ka ndodhur një ”çmenduri” në ndeshjen mes Gallatasarayt dhe Copenhagenit, e cila ka përfunuar me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.

Skuadra daneze kishte epërsinë prej dy golave, por që gjithçka u barazua për dy minuta, në fundin e ndeshjes.

Mohamed Elyounoussi i dha epërsinë Copenhagenit në minutën e 35-të. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Diogo Goncalves dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të, ndërsa skuadra daneze nga minuta e 73 luajti me një futbollist më pak, pasi Jelert u ndeshkua me karton të kuq.

Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli Gallatasaray, e cila shënoi dy gola brenda dy minutave.

Sacha Boey ngushtoi rezultatin në minutën e 86-të, ndërsa Tete shënoi golin e barazimit dy minuta më vonë.

Galatasaray dhe Copenhagen kanë nga 1 pikë në Grupin A, ndërsa nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja mes bayern Munich dhe Manchester United./IndeksOnline/