11:29 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Çmenduria” e Beckhamit, afër marrëveshjes me Modriqin e Cavanin!

David Beckham është duke ndërtuar një skuadër të frikshme në Amerikë. Inter Miami me pronar ish-yllin anglez ka angazhuar si trajner Diego Alonson, ish- trajner i Valencias, Atleticos e Malagas.

Por, kjo nuk është e tëra. Beckhami ka nisur bisedimet me Real Madridin e PSG-në për dy blerje të bujshme.

Inter Miami po synon nënshkrimin e Luka Modriqit dhe Edinson Cavanin. Drejtuesit e skuadrës kanë takuar agjentët e futbollistëve dhe kanë nisur negociatat e para me skuadrat përkatëse.

Raportohet se Beckhami ka përgatitur paga marramendëse për dy yjet e futbollit.

Beckhami ka qenë ish-futbollist i Realit e PSG-së dhe do të shfrytëzojë raportet e mira me ish-skuadrat për të bindur ato për këto dy blerje./Indeksonline/