19:26 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çmenduria e Edi Ramës, me helikopter nga Vlora në Himarë për një drekë (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një videoje në rrjetin social Facebook ka treguar se Rama ka shkuar në Himarë me helikopter.

Sipas tij, Edi Rama ka shkuar nga Vlora në Himarë “për një drekë”.

“Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…

Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa per nje dreke dhe e ka kthyer perseri.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare”, ka shkruar ai.